Vashat e Kosovës si “ushtare” të vërteta nderojnë himnin shtetëror, shmangin humbjen kundër Maqedonisë
Në stadiumin “Fadil Vokrri” sot u zhvillua ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në konkurrencën e femrave.
Në çastet e fundit vashat tona shmangën humbjen duke barazuar 3-3.
Pjesa e dytë ishte spektakulare dhe dhuroi 5 gola, shkruan Indeksonline.
“Dardanet” kaluan në epërsi me golin e Uka Modesta në minutën e 38-të, ndërsa Besiana Reqica shtoi epërsinë në 2-0 në minutën e 54-të. Maqedonet barazuan rezultatin me golat e Simona Krstanovska në 69′ dhe Aleksandra Ristovska në 71′ nga penalltia.
Në kohën shtesë mysafiret kaluan në epërsi me golin e Pavlinka Nikolovska, megjithatë Kosovën nga disfata e shpëtoi Erëleta Memeti.

Në prag të ndeshjes u bë edhe intonimni i himneve shtetërore, derisa futbollistet e Kosovës u kapën me njëra tjetrën dhe me dorën në zemër kthyen shikimin nga flamuri duke respektuar himnin. /Indeksonline/
