75 Mall Live Search
12:58 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vathët e preferuar të yjeve

Me siguri keni vënë re se vathët e mëdhenj janë të preferuarat e kësaj sezone. Ngjyrë të artë, metalike, apo argjend rozë, vathët rrathë të mëdhenj i shohim nëpër postimet e blogereve të ndryshme si dhe nëpër daljet e yjeve.

Megjithatë është një dizajn specifik që duket se yjet janë të obsesionuar me të. Po flasim për vathët rreth të mëdhenj nga Melinda Maria. Ngjyrë argjendi, goxha të mëdhenj me disa gurë të vegjël këta vathë janë fantastik për t’ju dhënë atë shkëlqimin ekstra dukjeve tuaja.

Kerry Washington, Demi Lovato, Zendaya e shumë yje të tjera janë parë në daljet e tyre me këtë aksesorë.