75 Mall Live Search
17:43 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Vatikan: Dy hamburgera dhe dy kapuçino, 81 euro

81 euro 2 hamburger e 2 kapuçino, fatura shokuese bëhet virale në rrjetet sociale.

Kjo vizitë në Vatikan i ka kushtuar jashtzakonisht shumë turistëve të cilët preferuan të porosisnin vetëm 2 hamburger e 2 kapuçino

Rasti ka ngjallur ironi dhe indinjatë, por nga lokali ku ata konsumuan vaktin është thënë: “Ata e dinin atë që po hanin dhe e dinin edhe sesa do paguanin”.

Dy hamburger dhe dy kapuçin kushtuan shumëfishin e çmimit të vërtetë në Kupolën e San Pietros në Vatikan. Plot 81 euro dhe ideja e një ‘grabitje’ të mundshme në një faturë false shpërtheu në rrjet.

Pagesa e bërë nga këta 4 turistë , ka ngjallur ironi edhe në Facebook.

Restoranti nuk ka ngurruar të bëjë shpjegimin paraprak për reagimet e furishme pasi sipas tyre këta 4 turistë e kanë parë dhe lexuar mirë menunë përpara se të uleshin dhe se e dinin mirë se çfarë po konsumonin.

Në faturën e postuar në Facebook lexojmë se çfarë kanë porositur turistët dhe çmimet që ata kanë paguar: dy hamburger (25 euro secili), dy kapuçin me një çmim dyfish nga normali (8 euro secili) dhe një kafe amerikane dopjo (8 euro).
Gjithsej € 81.40, duke përfshirë shërbimin.