Vatikani, katolikëve: Merreni vaksinën anti-Covid, përdorimi i materialit qelizor nga fetuset s’do të thotë bashkëpunim me abortin

Vatikani u ka bërë thirrje katolikëve që të vaksinohen kundër koronavirusit dhe se është “e pranueshme moralisht” të marrësh vaksina që përdorin linja qelizore nga fetuset e abortuara, raporton “The Guardian”-i.
Qelizat që rrjedhin nga fetuset e abortuara dekada më parë janë përdorur nga disa studiues që punojnë në vaksinat kundër Covidit-19, transmeton IndeksOnline
Vaksina “Pfizer- BioNTech Covid”, e miratuar nga rregullatori evropian
Vatikani pranoi se çështja ishte një shqetësim për disa katolikë, por se kanë deklaruar se “është moralisht e pranueshme të marrësh vaksina Covid-19 që kanë përdorur linja qelizore nga fetuset e abortuara në procesin e tyre të kërkimit dhe prodhimit”.
Përdorimi i vaksinave të tilla “nuk përbën bashkëpunim zyrtar me abortin nga i cili rrjedhin qelizat e përdorura në prodhimin e vaksinave”, thuhet në këtë njoftim.
Vatikani shtoi se ndërsa vaksinimi “duhet të jetë vullnetar … në mungesë të mjeteve të tjera për të ndaluar apo edhe parandaluar epideminë, e mira e përbashkët mund të rekomandojë vaksinimin, veçanërisht për të mbrojtur më të dobëtit dhe më të ekspozuarit”.
Ata që refuzojnë të përdorin vaksinat “duhet të bëjnë çmos për të shmangur” përhapjen e infeksionit.
Italia do të bllokohet gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. I gjithë vendi do të jetë nën bllokimin e “Zonës së kuqe” midis pragut të Krishtlindjes dhe 27 dhjetorit, pastaj përsëri midis 31 dhjetorit dhe 3 janarit, dhe disa periudhave të tjera në vitin e ri.