75 Mall Live Search
13:17 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Vatikani në alarm, konfirmon rastin e parë me coronavirusin, nis menjëherë dezinfektimi

Është konfirmuar rasti i parë me coronavirusin, në Vatikan. Lajmin e dha vetë zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, i cili sqaroi se “janë pezulluar përkohësisht shërbimet ambulatore të Drejtorisë së Shëndetit dhe Higjenës atje, me qëllimin që të fokusohen te dezinfektimi i ambenteve të brendshme. Në funksion do të mbetet megjithatë si përherë Reparti i Urgjencës”. “Corriere della Sera” thotë ndërkohë se dëgjesat publike për momentin do të kalojnë online.

Coronavirusi që ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë, tani është përhapur në më shumë se 80 vende bote. Mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton coronavirusi dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë infektuar. Në Itali, numri i vdekjeve shkoi në 148, ndërsa të infektuarit janë 3.296.