75 Mall Live Search
23:35 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / S Z

Vatikani zbulon se çfarë i tha Papa i ri Putinit në telefon

Nga Kremlini deklaruan se presidenti amerikan, Donald Trump nuk ishte i vetmi person me tw cilin kreu i shtetit rus foli në telefon sot, duke theksuar se Vladimir Putini bisedoi sot edhe me Papa Leon XIV, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Vatikani ka thënë se Papa i kërkoi Rusisë që të ndërmarrë një hap për të mbështetur paqen në luftën e saj me Ukrainën.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e dialogut në gjetjen e zgjidhjeve për konfliktin.

Nuk është hera e parë që Papa i ri flet për luftën në Ukrainë. Në një nga përshëndetjet e tij të para për pelegrinët italianë, ai tha se mendimet e tij shpesh drejtohen te “populli ukrainas i prekur nga sulme të reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”.