75 Mall Live Search
21:17 / E Martë, 29 Mars 2022 / OSH

Vatra zjarri në fusha e male, zjarrfikësit në ballë të tyre

Zjarrfikësit e Drenasit sot gjatë gjithë ditës janë ballafaquar me vatra zjarri në fusha e male.

Rastet kanë ndodhur në Baicë, Tërstenik e Komoran, shkruan IndeksOnline.

Të gjitha zjarret janë lokalizuar e pastaj janë shuar ndërsa i fundit që është fikur ishte ai në Tërstenik.

Zjarrfikësit e kësaj komune gjatë marsit kanë intervenuar në dhjetëra raste ku përveq dëmeve materiale nuk kishte persona të lënduar./IndeksOnline/