Vavalis i lumtur me fitoren e Dritës

Drita sot ka shënuar një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion.
”Intelektualët” mposhtën skuadrën e Llapit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Akis Vavalis, trajneri i Dritës, pas përfundimit të ndeshjes është shprehur i lumtur me këtë fitore.
“Jam i lumtur me fitore, nuk jam i lumtur me 25 minutat e parë. Në zhveshtore folëm për këtë, dolëm, shënuam dy golat dhe fituam takimin. Edhe djemtë e dinin se çka duhet të bënin, i falënderojë shumë tifozët “Intelektualët” për përkrahjen, kemi tifozë fantastik.
Nuk ka presion, më e vështira nuk është të arrish vendin e parë, është të qendrosh në vendin e parë. Jam i lumtur me lojtarët, të dielën do kemi lojë të madhe”, tha Vavalis për Art Sport./IndeksOnline/