Vavalis komenton shortin e Dritës: Kundërshtari i vështirë, do të shkaktojmë befasi

Skuadra e dritës sot ka mësuar kundërshtarin për rrethin e dytë kualifikues të Conference League.
Nënkampioni i Kosovës, në këtë fazë do të përballet me skuadrën çeke, Viktoria Plzen, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës, ka deklaruar se është një kundërshtar i vështirë, por beson se skuadra e tij ka bërë paraqitje të mira në vitet e kaluar në Evropë dhe shpreson që edhe këtë vit të shkaktojë befasi.
“Një ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi një kundërshtarë shumë të vështirë, një kundërshtarë që viteve të fundit ka luajtur në faza të grupeve.
Klubi jonë në vitet e fundit e ka dëshmuar që kundër kundërshtarëve të fort ka pasur përformanca të shkëlqyera dhe shpresojmë shumë që edhe këtë vit të bëjmë mirë dhe pse jo të shkaktojmë befasi.
Të gjithë e din që ne nuk jemi favorit për këtë ndeshje por ne do të luftojmë për shanset tona. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët tanë dhe për tifozët tanë që të shohin një ndeshje rivalizuese.:, ka thënë Akis Vavalis.
Ndeshja e parë do të zhvillohet me 27 Korrik 2023 ndërsa ajo e kthimit me 3 Gusht 2023./IndeksOnline/