12:11 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vazhdimi i seancës plenare më 29 nëntor

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës do të mbahet më datën 29 nëntor me fillim nga ora 10.

Duhet përkujtuar që ky është vazhdimi i seancës  së kaluar teksa më poshtë keni pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,

 

  1. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

 

  1. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

 

  1. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

 

  1. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,

 

  1. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.