Vazhdimi i seancës së kaluar dhe rendi i ditës për seancën e re plenare nesër në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në seancë plenare.
Në njoftimin për media është bërë e ditur se vazhdimi i seancës plenare do të nis nga ora 10:00, raporton Indeksonline.
Si pika të rendit të ditës në këtë seancë janë pesë.
Rendi i ditës
I. Pika e papërfunduar nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,
Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19,
Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,
Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.
Pas kësaj pritet të startojë edhe seanca plenare e re me këto pika të rendit të ditës:
R e n d i i d i t ë s
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,
5. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019.