20:55 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë akuzat për Katy Perry, akuzohet për një tjetër ngacmim seksual

Katy Perry po akuzohet përsëri për ngacmim.

Prezantuesja e televizionit rus Tina Kandelaki pohoi në gazetën ruse Rossiyskaya Gazeta në fillim të kësaj jave se Perry u përpoq ta puthte në një festë pa pëlqimin e saj.

“Një herë më ftuan në një festë private me Katy Perry, ku ajo, duke qenë shumë e lezetshme, më zgjodhi mua si një objekt për manifestimin e pasionit të saj,” tha Kandelaki, 43 vjeç, sipas StarHit . “Arrita të luftoj me forcë dhe Katy menjëherë gjeti një viktimë të re për të puthur, përqafuar dhe për vallëzimet e saj të ndyra”.

Ndërsa është ende  e paqartë se kur ndodhi ky incident.

Kandelaki i bëri akuzat e saj vetëm disa ditëpasi modeli Josh Kloss, e cila u shfaq në videoklipin muzikor të Perry’s “Teenage Dream”, akuzoi yllin e popit se e kishte ngacmuar seksualisht gjatë xhirimeve.

INDIO, CA – APRIL 14: Katy Perry performs onstage with Zedd at Coachella Stage during the 2019 Coachella Valley Music And Arts Festival on April 14, 2019 in Indio, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for Coachella)

Përfaqësuesit e Perry nuk kanë lëshuar ende një deklaratë në lidhje me akuzat e Kloss, por disa nga miqtë e këngëtares “Horse Dark” folën në mbrojtje të saj.

“Unë nuk jam gati t’ju lejoj të bëni akuza të tilla kundër mikes sime ,” tha Ëujek në Instagram. “Ky është dëm. Katy kurrë nuk do të bënte diçka të tillë”.

Ndryshe, Perry, 34 vjeç, aktualisht është fejuar me aktorin Orlando Bloom./Indeksonlien/