21:24 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / C E

Vazhdojnë çuditë gjermane, ekipi i kategorisë së katërt eliminon Leverkusenin

Kupa e Gjermanisë vazhdon të dhurojë faqe përrallore për realitetet e vogla.

Sonte ishte radha e Rot-Weiss Essen, klubi i kategorisë së katërt, që eliminoi skuadrën e madhe Bayer Leverkusen.

Goli u shënua në minutën e 117 pasi 90 minutat ishin mbyllur në 0-0. Engelmann do të mbetet në histori në fakt, pasi pikërisht rrjeta e tij hoqi nga kompeticioi “aspirinat”.

Në 90 minuta, ndeshja u mbyll pa gola, por gjithçka ndodhi në shtesë ku fillimisht shënoi Bailey për miqtë dhe më pas Kefkir barazoi për vendasit, që shënuan 3 minuta nga fundi dhe nuk e çuan në penallti sfidën.