75 Mall Live Search
20:26 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë dorëheqjen në qeverinë e Johnsonit

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt ka thënë sot se do të heqë dorë nga pozita që ka në qeveri, pasi kryeministri i ri, Boris Johnson i ka kërkuar atij të ketë një tjetër rol ministror.

“Unë kam qenë i nderuar që kam punuar në Zyrën për Punë të Jashtme, mirëpo e kuptoj nevojën e kryeministrit të ri për të zgjedhur ekipin e tij”, ka thënë Hunt.

Përveç tij, edhe një varg ministrash të qeverisë së ish-kryeministres, Theresa May kanë hequr dorë nga pozitat e tyre gjatë ditës së mërkurë, pasi Johnson ka marr mandatin. Një ri nga ta është ministri i Financave, Philip Hammond, i cili sot dorëheqje pak para se Johnson të emërohet kryeministër.

“I dorëzova aktin e dorëheqjes, Theresa May. Ky post ka qenë një privilegj për të shërbyer si ministër i Financave këto tre vitet e fundit”, thuhej në një postim në Twitter i Philip Hammond./