Vazhdojnë dorëheqjet në ShBA/ Mick Mulvaney pas dhunës: S’mund të qëndroj më

Ish shefi i stafit të Donald Trump Mick Mulvaney ka dhënë dorëheqje nga administrata Trump pas dhunës vrasëse në Capitol Hill, duke thënë “Nuk mund të qëndroj.”
Ai ka dhënë dorëheqje si i dërguar në Irlandë të Veriut.
Ai i ka thënë transmetuesit CNBC: “E thirra Mike Pompeon mbrëmë për t’ia bërë të ditur se po jepja dorëheqje. S’mund ta bëj. S’mund të qëndroj.” – tha ai.
“Ata që vendosën të qëndrojnë, dhe kam folur me disa prej tyre, po qëndrojnë sepse brengosen që presidenti mund të caktojë dikë më të keq në ato pozita.”
Kjo është dorëheqja e fundit në vargun e dorëheqjeve pas trazirave të papara në Washington DC, të cilat i kanë nxitur presidenti me bijtë e tij dhe avokatin personal.
Edhe zv.sekretarja e shtypit, Sarah Matthews ka dhënë dorëheqje bashkë me shefin e stafit të Melania Trumpit.