75 Mall Live Search
07:36 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Vazhdojnë edhe këtë të hënë pritjet e gjata në Merdare

Kanë vazhduar edhe mëngjesin e së hënës pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufirin me Serbinë, përkatësisht në Merdare, shkruan IndeksOnline.

Qytetarët kanë raportuar për IndeksOnline se tashmë tri orë po presin për të kaluar kufirin andej Kosovë.

Në pamjet e siguruara shihet numri i madh i veturave, e të cilat bartin në vete bashkatdhetarët tanë e të cilët po kthen tani pas pushimit në Kosovë në vendet e tyre ku jetojnë e veprojnë.

Mirëpo kështu nuk thuhet edhe në përditësimin e të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të fundit theksohet se pritja e qytetarëve në ora 07:00 e mëngjesit për të dal jashtë Kosovës përmes pikës kufitare në Merdarë nuk është më e gjatë se 30 minuta./IndeksOnline

IndeksOnline ju sjell pamje: