75 Mall Live Search
13:19 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë gërmimet tek UP-ja, shpresë për rezultate

Po vazhdojnë sot gërmimet në kampusin e UP-së, saktësisht te vendparkimi i Fakultetit të Arteve me dyshimin se mund të ketë varreza masive.

Në vendin e ngjarjes po qëndron kryetari i Komisionit për persona të zhdukur, Prenk Gjetaj.

Këto gërmime po bëhen pasi kanë marrë një informacion nga një qytetar se gjatë kohës së luftës kishte parë duke varrosur trupa, shkruan Indeksonline.

Deri tani nuk ka patur rezultate në kërkime, por që puna nuk do të ndalet deri në gërmimet e tërësishme në këtë zonë./Indeksonline/