22:56 / E Premte, 23 Shtator 2022 / MSH

Vazhdojnë grevat, nuk ka fillim të mësimit nëpër shkolla

SBAShK u takua sonte me Komisionin për Arsim, për të gjetur një gjuhë të përbashkët sa i përket procesit të vajtjes së grevave në arsim.

Ndërkohë, është bërë e ditur se nuk është arritur marrëveshje për ndërprerje të grevave.

637 shoqata sindikale kanë refuzuar propozimin e kryetarit të Komisionit, Ardian Gola, i cili sugjeroi që greva të zëvendësohet nga mungesa e mësimdhënies në mosnotim.

Ndërkohë, 39 shoqata kanë votuar pro këtij propozimi, me 35 të tjera që kanë abstenuar.

Takimi vjen pasi deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka propozuar sot që greva të zëvendësohet me nisje të mësimit, por mosnotim të nxënësve deri në një marrëveshje.