Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit
Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit, i cili është raportuar i humbur dy ditë më parë.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës dhe Komunën e Rahovecit, po zhvillojnë një operacion të gjerë kërkimi për gjetjen e tij.

Sipas njoftimit, që nga marrja e informacionit për zhdukjen, janë angazhuar departamenti i këmbësorisë dhe ekipi i dronëve, të cilët kanë punuar me kapacitet të plotë deri në orët e para të mëngjesit.
Pas një pauze të shkurtër disaorëshe, operacioni i kërkimit ka rifilluar mëngjesin e sotëm dhe po vazhdon ende./IndeksOnline/


