75 Mall Live Search
22:55 / E Enjte, 28 Mars 2024 / FR

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një qytetari të zhdukur në Leposaviq (Pamje)

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një qytetari të zhdukur në Leposaviq.

Përmes një njoftimi në facebook, është bërë e ditur se ekipet janë aktivizuar që nga dita e djeshme.

“Pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq. Ekipet tona janë aktivizuar nga dje, ku edhe është duke vazhduar kërkimi ende së bashku me Policin e Kosovës dhe ekipin e zjarrëfiksav për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi”, thuhet në njoftim./Indeksonline/