75 Mall Live Search
07:27 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e pesonave të ngelur nën rrënoja në Shqipëri

Kërkimet për gjetjen e personave të ngelur brenda rrënojave të ndërtesave në Shqipëri kanë vazhduar edhe gjatë natës duke hyrë sot kështu në ditën e dytë të këtij operacioni.

Të paktën 24 viktima janë konfirmuar për jetë të humbura deri tani si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi dje Shqipërinë.

Në mesin e të vdekurve janë edhe dy vëllëzërit nga Livoçi i komunës së Gjilanit, Isa dhe Shemsedin Abazi.

Pallate e hotele në Thumanë e Durrës u shembën, ndërsa shtete të shumta u solidarizuan me popullin shqiptar.