Vazhdojnë kolonat e gjata në pikat kufitare
Numri i bashkatdhetarëve që erdhën në Kosovë këtë verë është i lartë.
Kështu në pikat kufitare pritjet e këtyre qytetarëve vazhdojnë të jenë edhe këtë vit, njofton Klan Kosova.
Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen të jenë në dalje të Kosovës, në pikën kufitare të Merdares pritjet janë deri në 1200 metra, në PKK të Dheut të Bardhë pritjet janë deri në 800 metra, si dhe në PKK në Jarinje 600 metra.
Tek Merdara pritjet janë deri në 4 orë, në Dheun e Bardhe deri në 3 orë dhe në Jarinje deri në 30 minuta.
