75 Mall Live Search
08:44 / E Diele, 07 Shtator 2025 / L A

Vazhdojnë kualifikueset për Botërorin 2026, këto janë ndeshjet që do të zhvillohen

Gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Sonte do të zhvillohen 8 ndeshje të grupeve të ndryshme me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë, që luajnë ndeshjen e parë në orën 15:00.

Ndeshjet tjera do të jenë ato Lituani-Holandë dhe Maqedoni e Veriut-Lihtenshtajn që zhvillohen në të njëjtën kohë, në orën 18:00.

Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Turqi-Spanjë, ndeshje kjo që shihet si një mini El-Clasico, pasi që vihen përballë Arda Guleri i Real Madridit dhe Lamine Yamal i Barcelonës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 20:45, në të njëjtën kohë sikurse ndeshjet Belgjikë-Kazakistan, Gjermani-Irlandë e Veriut, Luksemburg-Sllovaki dhe Poloni-Finlandë./IndeksOnline/