Vazhdojnë kundërvajtjet në trafik, policisë i del punë sërish

Po vazhdojnë kundërvajtjet në trafik nga disa qytetarë të papërgjegjshëm. Një rast i tillë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës.
Në videon e dërguar nga një lexues në redaksinë e “Indeksonline”, shihet një drejtues i kamionete i cili nuk respekton asnjë shenjë të trafikut duke tejkaluar veturat tjera në vijën e plotë dhe duke rrezikuar pjesmarrësit tjerë në trafik.
Ditëve të fundit “Indeksonline”, ka raportuar dhjetëra raste ku qytetarët po bëjnë kundërvatje në trafik me ç’rast edhe Policia e Kosovës po iu shqipton gjoba duke iu referuar videove të publikuara në media.
Raportimet e tilla janë përshendetur nga qytetarët./Indeksonline/