75 Mall Live Search
11:46 / E Premte, 21 Prill 2023 / mp

Vazhdojnë maltretimet/ Gjykata në Serbi e shtyen përsëri procesin gjyqësor ndaj Nezir Mehmetajt

Gjykata në Serbi ka marrë vendim që të shtyeht seanca gjyqësore ndaj Nezir Mehmetajt.

“Gjykata në Serbi,  merr vendim përsëri që ta shtyen seancën deri me 08.05 “, ka bërë të ditur burime të “IndeksOnline”.

Kosovari nga Rudica e Klinës ka më shumë se tre vite që mbahet në paraburgim në Serbi.

Seanca gjyqësore ishte paraparë të mbahej dje, por është shtyer për sot më arsyetimin se mungon një anëtar i trupit gjykues.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në seancë është i pranishëm përfaqësuesi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës Jetish Jashari dhe avokati i Mehmetajt, Milic Konstantinoviq./IndeksOnline/

Nezir Mehmetaj, është arrestuar nga policia serbe me tre janar të vitit 2020 në vendkalimin kufitar në Merdarё, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.