21:15 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë me fitore Prishtina e Rahoveci

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 8-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Z Mobile Prishtina ka fituar në kryendeshje në udhëtim te Trepça me rezultat 103:86, ndërsa Rahoveci e mposhti Borean me shifrat 103:90.

Derbi i rivalëve të vjetër, Trepçës e Prishtinës e arsyetoi epitetin së paku për atmosferën e krijuar në palestrën “Minatori”, ndërsa në momente të caktuara edhe rivaliteti ishte i madh.

Divine Myles me 32 dhe Dardan Berisha me 31 pikë ishin më efikasit te skuadra kryeqytetase, ndërsa pikë dyshifrore (nga 12 sosh) patën edhe Meriton Ismaili dhe Khalid Boukichou.

Në radhët e vendësve më efikasi ishte Samir Zekiqi me 27 pikë, Dwane Miner i shtoi 26 deri, ndërsa Mark Dorris ndeshjen e përfundoi me 20 pikë të shënuara.Pas kësaj fitoreje Prishtina mbetet në pozitën e dytë me 14 pikë (një ndeshje më pak të zhvilluar), derisa për Trepçën kjo ishte humbja 6-të në 8-javët e para të kampionatit.

Lider në renditje mbetet Rahoveci, skuadër e cila fitoi ndaj Boreas me rezultat 103:90.Deshon Minnis dhe James Stanback me 23, përkatësisht 22 pikë e udhëhoqën Rahovecin drejt fitores së 7-të, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Frederick Jones me 19 e Arian Qallaku me 17 pikë.

Te mysafirët nga Peja, Beq Kovaqi ishte më i dalluari me 31 pikë të shënuara.