Vazhdojnë ndërtimet pa leje në Prishtinë, komuna mbyllë sytë
Ndërtimet pa leje janë rikthyer në Prishtinë. Pavarësisht premtimeve dhe zërit të fuqishëm për ti penguar ato, Shpend Ahmeti duket se ka mbyllur sytë para këtij fenomeni që i ka dhënë Prishtinës që nga paslufta pamje dëshpëruese.
Indeksonline ka informacione të sigurta për disa ndërtime pa leje që po bëhen dhe që institucionet komunale po heshtin.
Në ditët në vijim Indeksonline do të publikojë turpin e këtij fenomeni që po i pasuron zyrtarët e lartë komunal dhe të njëjtit po japin fjalë boshe në media kinse po pengojnë ndërtimet pa leje.
Vetëm gjatë vitit 2018 llogariteshin që në Prishtinë janë 46 mijë ndërtime pa leje, duke e bërë atë një nga qytetet me më së shumti ndërtime pa leje në Ballkan.
Ky numër gjatë vitit 2019 besohet se është rritur dhe se gjendja dita e ditës po keqësohet, duke e prishur pamjen e qytetit. /Indeksonline/