16:43 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / Gj. Sh

Vazhdojnë negociatat mes Chelseas dhe Benficës për Enzo Fernandez

Futbollisti Enzo Fernandez shkëlqeu me Argjentinën në Kupën e Botë ku arriti edhe të fitoj këtë trofe.

Skuadra të njohuar evropiane janë futur në garë dhe deshirojnë transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit, shkruan IndeksOnline.

Favorit për të fituar sherbimet e Fernandez është skuadra e Chelseas.

Raportohet se bisedimet mes klubit anglez dhe Benficës janë duke vazhduar dhe një marrveshje mund të arrihet gjatë këtij muaji.

Benfica po kërkon 100 milion euro për mesfushorin 21 vjeçar, ofert kjo e pranushme për Chelsean.

Interesim për Fernandezin ka shfaqur edhe Liverpooli, por ofertën e “Reds” prej 88 milionë funtesh e kishte refuzuar klubi portugez pas përfundimit të Kupës së Botës./IndeksOnline/