Vazhdojnë netët me ajër të ndotur në kryeqytet, në këtë nivel arriti sonte
Moti me temperatura shumë të ulëta po shoqëron vendin tash e një kohë të gjatë, derisa reshjet e borës ende nuk janë të mëdha.
Padyshim që me motin e ftohtë, edhe niveli i ndotjes së ajrit vazhdon të jetë i pashëndetshëm, shkruan Indeksonline.
Kështu figuron edhe në faqen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, e cila bën matjen e cilësisë së ajrit.

Sipas matjeve të bëra në orën 17:00, niveli i ndotjes ka arritur në 117, duke hyr në kategorinë ‘i pashëndetshëm’.
Ajër të tillë, qytetarët në kryeqytet dhe rrethinë po thithin tash e një kohë të gjatë, derisa situata ishte më alarmuesja në fillim të këtij viti. /Indeksonline/