10:35 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë ngricat në Britani, paralajmërohet mot edhe më i ftohtë

Britania e Madhe është duke u përballur me një dimër vërtet të ftohtë.

Kësisoj temperaturat kanë arritur në -7C në disa pjesë të vendit. Deri në 20cm thuhet të arrijnë të reshurat e borës në Pennines dhe në Yorkshire.

Më shumë reshje të borës do të ketë në Snowdonia dhe Uells gjatë kësaj jave, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave të huaja, Skocia tashmë ka marrë nja paralajmërim për mot të ashpër dhe me shumë ngrica.

Më poshtë shihni disa fotografi të realizuara së fundi: