Vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e personit që ra në bunar, ndërhyn edhe FSK

Po vazhdojnë edhe më tej përpjekjet për shpëtimin e personit që ra në gropën e bunarit, në fshatin Lybeniq të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se përveç policisë dhe zjarrfikësve, tashmë përpjekje për nxjerrjen e tij po bën edhe një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gashi në konfirmimin paraprak ka bërë të ditur se personi ka rënë gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e bunarit, në afërsi të varrezave të fshatit.
IndeksOnline ka mësuar se thellësia e bunarit është rreth 18 metra, ndërsa ekipen relevante po vazhdojnë përpjekjet për ta nxirrë trupin e tij ku dyshohet se ka humbur jetën.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se një punëtorë fizik i kontraktuar nga një familje në Lybeniq, është future për ta hapur bunarin dhe nuk ka dalë më.