Vazhdojnë pritjet e gjata për ta kaluar kufirin në Merdare
Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve në pikë kalimet kufitare me Serbinë, për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave të orës 07:00 të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare pritjet shkojnë deri në 5 orë. Për të hyrë nga Serbia në këtë pikë kalim kufitar, pritjet janë deri në 10 minuta, shkruan Indeksonline.
Ndërsa në pikë kalimet tjera kufitare ka fluks më të ulët. Në Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta, kurse te Dheu i Bardhë 20 minuta./Indeksonline/