75 Mall Live Search
14:52 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / G T

Vazhdojnë problemet te Holanda, lëndohet sulmuesi i Ajaxit

Kombëtarja e Holandës sot u paraqit në stërvitje para ndeshjeve të parë në Euro-n 2024.

Futbollisti i Ajaxit, Brian Brobbey, pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve dhe iu desh t’i ndërpriste ato më herët se pjesa tjetër e ekipit, shkruan Indeksonline

ESPN NL raporton se futbollisti ka pësuar një lëndim dhe tashmë është me fizioterapeutin dhe doktorët duke biseduar për gjendjen e tij.

Kujtojmë se Holanda do të luajë pa yllin kryesor në Euro-n 2024, De Jong, i cili u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

Në anën tjetër, mungesa e sulmuesit 22-vjeçar do ishte “goditje” për trajnerin Koeman. Briani gjatë këtij sezoni zhvilloi 30 ndeshje me fanellën e Ajaxit, shënoi 18 gola dhe bëri 10 asiste./Indeksonline/