20:35 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Vazhdojnë projektet infrastrukturore në Skendera

Kryetari i komunës së Skenderjt, Bekim Jashari ka njoftuar se edhe në këtë situatë emergjente në të cilën gjendemi, po vazhdojnë realizimet e projekteve infrastrukturore në Komunën e Skenderajt.

‘Sot nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me drejtoreshën e urbanizmit, Sanije Ahmeti, kanë vizituar Leqinën, për të inspektuar punimet në rregullimin e poligonit të shkollës “Faik Dragaj”. Inspektime të punimeve u bënë edhe tek rruga pranë lapidarit të dëshmorëve Kajtaz, Rexhë e Sokol Kajtazaj, në fshatin Terrnovë. Ata po ashtu vizituan punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Klinë të Mesme. Gjatë mandatit tonë qeverisës janë asfaltuar dhjetëra rrugë në fshatra dhe në zonën urbane të komunës sonë, për t’iu mundësuar kështu qytetarëve kushte më të mira infrastrukturore’, ka shkruar ai.