75 Mall Live Search
09:35 / E Martë, 06 Qershor 2023 / L K

Vazhdojnë protestat edhe sot në veri

Edhe të martën po vazhdojnë protestat e nisura që nga 29 maji në tri komunat në veri të Kosovës – Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Mëngjesin e sotëm është raportuar për një numër më të vogël të protestuesve të pranishëm.

Në mesin e protestuesve janë kryesisht punëtorët e institucioneve komunale në sistemin paralel serb.