22:11 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit, e akuzojnë se po përgatit një zgjidhje për Kosovën

Mijëra serbë protestuan edhe sonte në Beograd, duke kundërshtuar pushtetin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic dhe Partisë së tij Progresive Serbe (SNS), që përshihet kërkesa për lirinë e mediave, dhënia fund e sulmeve ndaj gazetarëve dhe figurave opozitare, si dhe kundër një traktati sekret me Kosovën.

Protestuesit ku bëjnë pjesë 30 parti dhe organizata, brohoritën nëpër rrugë “Vuçiq hajni”, duke hyrë kështu në javën e gjastë të protestës, raporton Reuters, transmeton Indeksonline.

Protesta e radhës nga opozita po bëhet pak ditë para vizitës së presidentit të Rusisë në Serbi, Vladimir Putin.

Vizita e Putinit po shihet si shtysë për popullaritetin e Vuçiqit dhe koalicionit të tij qeverisës, ndërsa përkrahësit e tij kanë organizuar një tubim të madh të enjten për të mirëpritur presidentin rus.

Protestuesit në Beograd kanë akuzuar Vuçiqin se po përgatit një zgjidhje të negociuar me Kosovën, kush ky kyç për Serbinë që të anëtarësohet në BE.

“Vuçiqi bën kompromise me gjithkënd, me

[presidentin e Kosovës, Hashim]

Thaçin, me [kryeministrin e Kosovës, Ramush] Haradinajn, … me të gjithë përpos njerëzve të ndershëm… Ky është një kompromis për tradhti”, tha para turmës që brohoriste politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq.

Vuçiç ka mbështetjen e rreth 53% të elektoratit, kurse koalicioni i tij ka një shumicë prej 160 deputetësh në parlamentin me 250 vende. /Indeksonline/