22:40 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Beograd, përmendet kufiri me Kosovën

Mijëra qytetarë serbë kanë dalë sot për të 22-tën herë në rrugë për të protestuar kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq.

Sikurse në protestat e kaluara, ata edhe sot përmenden Kosovën, shkruajunë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Ata e pyetën presidentin serb, Vuçiq se çka nënkupton plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën.

“Cili është plani yt për Kosovën, çka është ky delimitim i kufirit? Njerëzit duhet të dinë se çka është kjo. Me kë e ke ndarë atë plan? Dhe ti përsëri thua: Pasojat do të jenë të tmerrshme? Cilat janë këto pasoja”, u shpreh Branislav Leçiq nga Partia Progresiste serbe.

Protestat në Serbi po zhvillohen nën moton “Një në pesë milion”, teksa ka pasur raste edhe kur të njëjtat kanë përfunduar me incidente.