Vazhdojnë punimet me kapacitete të plota në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (Foto)

Me kapacitete të plota po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, projekt ky i nisur që nga viti 2009.
Ekipi i portalit ka qëndruar në një segment të kësaj rruge, ku shihen dhjetëra makineri duke punuar.
Më 8 shkurt, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratë me konsorciumin “HIDROSTROY AD SOFIJA dhe ESKAVATORI L.L.C.”, kompani nga Bullgaria dhe Kosova, për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.
Në ditën e nënshkrimit të kësaj kontrate, ministri i Infrastrukturës në Prishtinë, Liburn Aliu, ka theksuar se sipas marrëveshjes, kompanisë i është dhënë afat që punimet t’i përfundojë brenda 12 muajve.

Ky projekt financohet nga huamarrja nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar me bashkëfinancim me Fondin Saudit të Zhvillimit, në vlerën 25 milionë euro.