75 Mall Live Search
15:33 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vazhdojnë punimet në autoudhën R7.1 Prishtinë-Gjilan

Ministria e Infrastrukturës, përmes një postimi në faqen zyrtare FB ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet në autoudhën A7.1, kryqëzimi në disnivel A6/A7.1(Banullë)-Dheu i Bardhë – lot 1.

“Aktualisht po punohet në largimin e ujërave, hapjen, kallëpimin dhe betonimin e kanaleve anësore, punimin e gypave drenazhues të rrugës dhe punimin e shtresës stabilizuese.

Deri më tani kanë përfunduar punimet e mbushjeve dhe gërmimeve në trase, nënkalimet dhe mbikalimet dhe po bëhen përgatitje për shtresat përfundimtare të rrugës”, thuhet në njoftim./Indeksonline