Vazhdojnë punimet në ”Fadil Vokrri”, po shtrohet bari hibrid

Po vazhdojnë punimet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Tashmë ka filluar shtrimi i barit hibrid, dhe pritet që shumë shpejt të përfundoj ky proces, shkruan IndeksOnline.
Punimet në stadiumin e Prishtinës kanë nisur në fund të muajit mars dhe po vazhdojnë me intensitet të lartë.
Stadiumi pritet të jetë i gatshëm gjatë maujit korrik dhe do të ketë standarde ndërkombëtare dhe kushte profesionale.
Ky investim ka ardhur në bashkëpunim mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti, ku vlera e investimit kap shifrën prej 1 milion e 319 mijë euro./IndeksOnline/

