75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 25 Prill 2023 / LB

Vazhdojnë punimet në stadiumin e Malishevës, “Liman Gegaj”, pritet të transformohet në tërësi

Punimet që po realizohen në stadiumin “Liman Gegaj” për të cilat Komuna e Malishevës është mbështetur nga MKRS, do ta formësojnë atë dhe do të krijojnë kushte më të mira për sportistët. 

“Politikat tona që synojnë rritjen e pjesëmarrjes masive në sport lidhen ngushtë me infrastrukturën sportive. Përmirësimi i saj dhe përkrahja e të rinjve janë ndër prioritetet tona kyçe”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë.