Vazhdojnë punimet, nesër dhe pasnesër mbyllet përkohësisht “Muharrem Fejza”

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Lagjën e Spitalit nesër dhe pasnesër do të vazhdojnë punimet e pjesshme.
Për këtë arsye, qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet përkohësisht.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.
“Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet përkohësisht për qarkullim ditën e Premte dhe të Shtunë, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00” njofton Komuna.
Më poshtë është edhe harta e rrugës që do të asfaltohet.
