75 Mall Live Search
20:34 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / L K

Vazhdojnë punimet për rrugën Prizren-Tetovë, Aliu: Edhe një dëshmi më shumë se si një projekt përparon me sukses

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bëre të ditur se punimet në projektin 35 milionësh, rruga Prizren-Tetovë, po vazhdojnë me angazhim të plotë, përcjell IndeksOnline.

Aliu përmes një postimi theksojë këtë punim si dëshmi e përparimit.

“Me energji e angazhim të plotë po vazhdojnë punimet në projektin 35 milionësh: Rruga Prizren-Tetovë. Edhe një dëshmi më shumë se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur, sigurohet buxheti, dhe përfundohen shpronësimet”, ka shkruar Aliu./IndeksOnline/