16:47 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Vazhdojnë reduktimet e ujit në fshatrat e Vushtrrisë- Komuna fajëson menaxhmetin e KRU Mitrovica

Ka disa ditë që po vazhdojnë reduktimet  e ujit në fshatra të komunës së Vushtrrisë, dhe për këtë kjo komunë po fajëson menaxhmetin e KRU Mitrovica/Njësia në Vushtrri.

Sipas kësaj komune kjo është papërgjegjësi totale dhe shkelje serioze e ligjit nga ana e kësaj kompanie.

Sipas tyre ujë ka mjaftueshëm por se dikush me qëllim po dëshiron të dënoj një qytet me reduktime.

“Komuna ka ofruar bashkëpunim të plotë KRU Mitrovica, por papërgjegjësia e menaxhmentit të KRU Mitrovica/Njësia në Vushtrri po i dëmton rëndë qytetarët.

Një individ nuk do të lejohet të dënojë e shantazhojë një qytet”, thekson reagimi i komunës së Vushtrrisë.

Komuna e Vushtrrisë i kërkon KRU Mitrovica të merren masa menjëherë, ndryshe do të shqyrtohet ngrirja e bashkëpunimit dhe inicimi i procedurave ligjore ndaj përgjegjësve të Njësisë së KRU Mitrovica në Vushtrri.

Më poshtë e keni të potë reagimin e komunës:

Reduktimet e ujit në kohë pandemie në Vushtrri janë papërgjegjësi totale dhe shkelje serioze e ligjit nga KRU Mitrovica njësia në Vushtrri. Ujë ka mjaftueshëm dikush me qëllim po dëshiron të dënoj një qytet me reduktime. Me ligj reduktimet janë të ndaluara.

Komuna e Vushtrrisë, Drejtoria e Shërbimeve Publike nuk ka pranuar asnjëherë njoftim për arsyet e reduktimeve të ujit e aq më pak orar të reduktimeve. Arsyetimi që ka shpenzime të tepërta e keqpërdorime të ujit nuk qëndron sepse që nga fillimi i vitit 2020, nuk ka asnje fletë paraqitje për keqpërodrim të ujit nga KRU Mitrovica /Njësia në Vushtrri në inspektoratin e Komunës. Për më tepër qe 2 muaj bizneset e Vushtrrisë kanë qenë të mbyllura.

Komuna ka ofruar bashkëpunim të plotë KRU Mitrovica, por papërgjegjësia e menaxhmentit të KRU Mitrovica/Njësia në Vushtrri po i dëmton rëndë qytetarët.

Një individ nuk do të lejohet të dënojë e shantazhojë një qytet.

Komuna e Vushtrrisë kërkon nga KRU Mitrovica të merren masa menjëherë, ndryshe do të shqyrtohet ngrirja e bashkëpunimit dhe inicimi i procedurave ligjore ndaj përgjegjësve të Njësisë së KRU Mitrovica në Vushtrri.