Vazhdojnë takimet e liderëve e kosovarë në Nju-Jork
Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini gjatë natës së kaluar kishte mbledhur përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Takimi në fjalë u zhvillua në Nju-Jork kurse si temë diskutimi në agjendë ishin: Gjendja në rajon, bashkëpunimi rajonal dhe puna e vazhdueshme drejt Bashkimit Evropian, transmeton Indeksonline.
Takimi thuhet të ketë qenë joformal kurse pjesëmarrës në të ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Por në disa fotografi të publikuara nga zyrtarja e BE-së, Maja Kocijanciq shihet se Mogherini është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndryshe këtë javë në Amerikë janë duke qëndruar Thaçi, Haradinaj si dhe zv/kryeministri Behgjet Pacolli./Indeksonline/