75 Mall Live Search
14:04 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vazhdojnë takimet e parëndësishme midis zv.ministrave e bashkëpartiakëve, një të tillë e pati sot edhe zv.ministrja e MKRS-së

Është duke vazhduar publikimi i fotografive e shkrimeve nga ministrat dhe zv.ministrat e Qeverisë së Hotit, të cilët tregojnë takimet e parëndësishme  të cilat zhvillojnë thuajse çdo ditë.

Një të tillë e pati sot edhe zv.ministrja e Klulturës, Rinisë dhe Sportit, Valdete Dushica – Bajrami, nga radhët e Nismës Socialdemokrate.

“Edhe sot e fillova javën me bashkëpartiaket e mia. Një javë të mbarë!”, shkroi ajo.

Duhet përkujtuar se takimet e tilla me bashkëpartiakë pos që nuk përbëjnë lajm për publikun e gjerë, nuk janë aspak në interes të qytetarëve.

Mbledhja e miqve nëpër zyra e kabinete qeveritare nuk është aspak për t’u vlerësuar, aq më pak në një situatë pandemie si kjo me COVIDIN-19, ku kërkohet që të mos grumbullohet numri i madh i njerëzve dhe të mbahet distanca midis njëri-tjetrit.

Por siç duekt takimet e ministrave me zv.ministra, apo me bashkëpartiakë po u duken gjëra interesante gjatë ditëve kur s’kanë çfarë të bëjnë tjetër./Indeksonline/