Vazhdojnë të ankohen serbët: Prej taksës kemi humb gati 35 milionë euro!
Nga 21 nëntori kur Kosova i vuri taksës importit të produkteve serbe.
Afër 35 milionë euro është humbja e shkaktuar Serbisë nga vendosja e taksës nga Kosova.
Këtë e ka thënë vet Ministri i Tregtisë dhe Turizmit, Rasim Ljajiç në një emision për RTS-në.
Sipas tij, që nga dita kur ka hyrë në fuqi taksa, Serbia ka humbur 34.6 milionë euro, transmeton Indeksonline.

“Që nga 21 nëntori e deri me sot, humbja nga mallrat është 34.6 milionë euro. Kjo është sasi e dëmit të drejtpërdrejtë, derisa dëmi indirekt shumë më i lartë”, ka thënë Ljajiç.
Madje, ai thotë se për shkak të kësaj mase, kontrabanda ka lulëzuar në veri të vendit, sepse njerëzit duhet të marrin ushqimet bazë.
“Ne duhet të sigurojmë ushqimet bazë, ilaqet poashtu. Nuk mund të rrezikohen qytetarët serb”, ka theksuar ai./Indeksonline/