75 Mall Live Search
10:12 / E Diele, 18 Gusht 2024 / Gj. Sh

Vazhdojnë të rriten pritjet në dalje të pikave kufitare

Janë duke vazhduar të rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës.

Në Merdarë pritjet për në dalje kanë shkuar deri në një orë e gjysmë,  kolona është në 400 metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në një orë për ta lëshuar Kosovën ka në Jarinje.

Ndërsa, në pikën kufitare në Dheun e Bardhë pritjet për ta lëshuar Kosovën janë 45 minuta.

Poashtu, pritje ka edhe në Mutivodë që është gjysmë ore. /Klankosova.tv