17:59 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë teoritë konspirative që Tupac Shakur është gjallë

Nuk ka dyshim që Tupac Shakur është ende një nga emrat më të mëdhenj në rap. Muzika e tij gjithmonë e ka ekspozuar pabarazinë raciale dhe jetën në geto.

Ai arriti të shiste afro 75 milionë albume në të gjithë botën, dhe kishte jashtëzakonisht ndikim për një gjeneratën e reperëve të tjerë në vitet ’90.

Mirëpo natën e 7 shtatorit 1996, u qëllua katër herë deri sa ishte me makinë në Las Vegas.

Që atëherë ka pasur shumë fansa të cilët kanë pretenduar se ai e ka inskenuar vdekjen e tij dhe është duke u fshehur.

E kësaj radhe këto konspiracione u bënë më aktuale pasi një video u postua në të cilën thuhet se është Tupac./Indeksonline/.