19:08 / E Enjte, 13 Gusht 2020

Vazhdojnë testet për Covid-19 në laboratorët private, “Analiza” në Prishtinë premton për ofertën dhe cilësinë më të mirë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës që nga fillimi i kësaj jave ka filluar me licencimin e laboratorëve privat për testet serologjike për coronavirusin COVID19.

Në mesin e laboratorëve të licencuar është edhe Laboratori prestigjioz Biokimik-Hematologjik “Analiza” në Prishtinë i cili gjendet në rrugëm Dëshmorët e Kombit tek rrethi i flamurit.

Mjeku specialist i këtij laboratori dr.spc. Driton Sopa thotë se kanë bërë të gjitha përgaditjet dhe janë të paisur me teknologjinë më moderne dhe kanë filluar me testimin e pacientëve për virusin COVID-19.

Sot ne jemi licensuar nga ministria e shëndetësisë një licensim i cili ka qenë i paraparë sipas udhëzimit administrativ 01/2020 për testimet SARS COVID 2 . Ne tanimë jemi të përgadituar për të startuar me të gjitha testimet dhe kapacitetet tona të nevojshme. Posedojmë teknologjinë më të avancuar, kontrollin dhe sigurinë e testimeve që garantohet nga partnerët tanë “Roche” dhe “Chorius” bëhet fjalë për testime serologjike te antikorpeve imunitare ndaj një agjenti infektiv në këtë rast ndaj virusit SARS COV-2 dhe nuk bëhet fjalë për testimin direkt të virusit në organizmin tonë, testime të cilat kryhen nga një teknologji tjetër që në fokus ka detektimin gjenetik viral që ndryshe njihet si PCR. Mirëpo edhe testimet serologjike kanë avantazhet e veta dhe mangësitë e tyre. Mangësi e tyre është që nuk janë të shpejta në kohë për tu dektektuar, detektimet Serologjike varësisht nga tipi i tyre fillojnë që pas javës së parë deri muajin e parë pas infeksionit kur krijohet mbrojtja e plotë ndaj virusit“.

Interesimi i qytetarëve për të bërë teste serelogjike është i madh në laboratorin “ANALIZA” z.Sopa thotë se duke pasur parasyshë gjendjen e rëndë të pandemisë dhe kushtet e vështira socio-ekonomike të popullsisë ata janë munduar të dalin me çmime sa më të ulëta në mënyrë që kjo të jetë kosto e përballueshme për të gjithë qytetarët. Cmimet varësisht prej llojit të testit variojnë nga 20 deri në 30 euro.

Thënë të drejtën edhe pse nuk është shumë komode për neve të elaborojmë aspektin komercial të testimeve megjithatë të paktën në përgjegjësinë time si laborator unë kam menduar që ti përgjigjemi me një kosto sa më të ulët për popullaten tonë. Konkretisht testimet me dy antitrupa të përbashkëta që japin një pasqyrë për statusin imunitar të trupit ne kemi vendosë ta ofrojmë në treg me 20 euro kurse një testim më specifik pra me antitrupa që japin idenë edhe për stadin dhe masen imunitare pra antitrupat IGM dhe IgG kemi vendosur që të jenë nga 15 euro për njëren apo të dyja së bashku se kështu japin edhe kuptim diagnostik pra kushtojnë 30 euro“.